E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Otrantos, 2 vjet burg kapitenit italian, 3 vjet kapitenit shqiptar

LECE- Gjykata e Apelit e Leces mbyll çështjen e bujshme të tragjedisë së Otrantos, duke ulur dënimin për kapitenin e anijes italiane "Sibilla", Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes "Kateri i Radës", Namik Xhaferri, të cilët akuzohenpër tragjedinë e Otrantos më 28 mars 1997. Ata akuzohen për mbytjen dhe përplasjen e anijes Kateri i Radës, duke shkaktuar vdekjen e 108 emigrantëve shqiptarë

Për komandantin italian Fabrizio Laudadio Gjykata e Apelit dha 2 vjet e 4 muaj burg, nga 3 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leces, ndërsa për kapitenin shqiptar, Namik Xhaferri gjykata dha 3 vjet e 10 muaj burg, ( nga 4 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leces.

Trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit që ditën e djeshme, ndërkohë që vendimin e dha sot në mëngjes.

Prokurori i përgjithshëm Giuseppe Vignola kërkoi lirimin e Laudadios duke pretenduar se përplasja mes Sibilës dhe Katerit të Radës ishte shkaktuar nga manovrat e  pamatura të komandantit të motovedetës shqiptare, për ti shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze



TRAGJEDIA
Në trazirat e marsit të vitit 1997, 120 shqiptarë, filluan rrugëtimin që nuk do t’i conte sërish në tokë, me anijen shqiptare Kateri i Radës. Nga pamjet filmike siguruar nga prokuroria italiane, shihet qartë anija “Sibilla” një flotëanije luftarake italiane, që i ka rënë në mes anijes së vogël shqiptare. Përfundimi i kësaj tragjedie ishte i dhimbshëm: u gjetën në det 81 kufoma, ndërsa 24 trupa nuk u gjendën asnjëherë. Tragjedia e Otrantos është cilësuar si ngjarja më e rëndë që preku shumë familje vlonjate dhe nga qytete të tjera të vendit.

(vazhdon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›