E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania çeke CEZ blen 76% të aksioneve të OSSH

Është nënshkruar sot kontrata për shitjen e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Kompania çeke CEZ do të zotërojë tashmë 76% të aksioneve të kësaj kompanie, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në pronësi të shtetit shqiptar. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli theksoi se nga shtija e kompanisë, çmimi i energjisë elektrike nuk do të preket, çka përkthehet se qytetarët shqiptarë nuk do të pësojnë një rritje tjetër të këtij çmimi kur dihet se ai është mjaft i shtrenjtë. “Privatizimi i OSSH-se është një vendim strategjik i qeverisë, që garanton më shumë siguri”, u shpreh Ruli. Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Camillah Nuamah ka kërkuar që të përmirësohet performanca e OSSH-së, ndërsa ka theksuar se problem për kompaninë janë rritja e të ardhurave dhe ulja e humbjeve në rrjet. Sipas saj, një tjetër problem madhor për këtë kompani është edhe shpërndarja e energjisë. Kompania çeke ka premtuar se me marrjen në pronësi të këtij operatori, tashmë është e gatshme të nisë punë për përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike për qytetarët. Pjesë e kontratës së shitjes është edhe deklarata rregullatore e kompanisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›