Atentat nga shkurret, bresheri mbi 55-vjecarin
Nje 55-vjecar ne qyteti i Lezhes ka rene ne nje prite, tek udhetonte me nje kamioncine ne afersi te fshatit Gryke Manati te ketij rrethi. Burime zyrtare te policise se Lezhes bejne te ditur se Mark Prenga eshte qelluar rreth ores 17:45 minuta te dites se djeshme, teksa udhetonte i vetem ne drejtim te Lezhes. Te njejtat burime saktesojne se nga mesi i disa shkurreve, qe ndodheshin ne ane te rruges, eshte qelluar me bresheri automatike. Plumbat kane rene ne kabinen e kamioncines, duke thyer xhamat e makines, por pa kapur 55-vjecarin, i cili vetem sa eshte gervishtur nga xhamat e thyer. Mark Prenga ka lajmeruar menjehere policine e Lezhes qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes, duke shoqeruara ate ne polici per ta marre ne pyetje, ndersa eshte rrethuar zona ne perpjekje per kapjen e autorit.
A. Bushi
A. Bushi