E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush fiton dhe ku hapet shampanja

Ne oret e numerimit mbrapsht te fushates elektorale nuk ka me dyshime se zgjedhjet e 8 majit edhe pse produktin e kane vendor jane thellesisht politike ne permbajtje. Per opoziten dhe per qeverine. Me dallimin se opozita i ka konsideruar te tilla qysh prej fillimit duke qene e qarte me qytetaret dhe duke marre persiper hapur pa u fshehur prapa gishtit pasojat e nje votimi te tipit referendar. Nderkohe qe shumica qeveritare ka pershtatur nje qendrim evaziv dhe hileqar me dy kuptime. Me fjale Berisha Meta dhe politikanet e tjere te shumices kane vijuar te thone se keto zgjedhje jane vetem vendore. Kurse me vepra kane bere nje fushate thellesisht politike se ciles per shkak te krizes se thelle ekonomike i kane munguar vetem shiritat dhe gersheret per te qene nje fotokopje e fushates per zgjedhjet parlamentare. Arsyeja e ketij qendrimi si mesalla me dy faqe eshte shume e qarte. Po doli vajze domethene po humbi qeveria do te mundohet te vazhdoje sikur ska ndodhur asgje me arsyetimin se vendore ishin ka ndodhur e ndodh edhe gjetke shumica mund ti humbase zgjedhjet vendore por mandati i saj nuk vihet ne diskutim para se ti skadoje afati katervjecar perndryshe do te behej lemsh gjithcka nuk do te kishte nevoje fare per dy lloj zgjedhjesh... E te tjera e te tjera. Ama po doli djale Berisha i pari do te jepte shembullin e leximit politik te rrezultatit si nje referendum popullor per qeverisjen e tij dhe per vete ate si kryeminister. Ne kete pike nuk duhet te kete askush iluzione . Megjithese nuk e kerkon votbesimin ne menyre ballore si here te tjera por po provon me taktiken e krahemarrjes dhe shumfishimit te grepave Berisha nuk do te mendohej asnje sekond per ta plasur e shpallur si personale fitoren eventuale te koalicionit Aleanca per qytetarin.Dhe do te kete te drejte. Humbja do te jete piksepari e tij edhe pse do te metoje tua faturoje te tjereve. Fitorja do te jete gjithashtu e tij edhe pse tani ben sikur do ta arrije me te tjeret. Kandidatet e tij ne qytete kryesore por edhe ne bashki dhe komuna me pak te rendesishme jane te vetedishem se kesaj radhe me shume se kurre jane ne gare piksepari per te rikrijuar me vote popullore qeverine e shumices deri me tash te fabrikuar Berisha-Meta dhe per ti dhene nje grusht levizjes se refuzuar opozitare per vendosjen e trasparences dhe sundimit te ligjit. Pavaresisht retorikes vendore keta kandidate tradhetohen cdo dite nga lloj-lloj incidentesh e gjestesh te medha e te vogla qe ne lidhjen e tyre zbulojne karakterin thellesisht politik te performances se tyre. Nje gjest i tille i vogel por kuptimplote ishte edhe porositja e nje pankarte me fyerje kunder Spartak Ngjeles Nard Ndokes dhe meje ne mitingun elektotral permbylles te kandidatit te PD-se per bashkine e Durresit Ferdinand Xhaferri. A thua se eshte ndonje gje e bukur te vendosesh parulla fyese ne duar anonimesh te futur mes turmes Ferdinand Xhaferri e di mire se po te jete vertete vendore fushata e tij per kanalizimet gjelberimin apo mjedisin ne Durres Spartak Ngjela Nard Ndoka dhe ca me pak une qe merrem kryesisht me publicistike politike nuk kemi vend ne antifushaten e tij. Por Xhaferri nuk konkuron per Durresin. Durresi eshte loja. Ai konkuron per Saliun per qeverine. Duke ia kthyer mbrapsht fyerjet ne fjale une nuk do ta quaja sakrilegj faktin qe Xhaferri te fjijohet per Saliun. Kjo eshte kredoja e tij politike. Por duhet ta thote djalli e mori tua thote durrsakeve sepse kur nuk ua thote eshte njelloj sikur po ua vjedh voten me kujdes dhe pa qene nevoja per tja derguar Berishes ne Tirane. Dhe me tej si autori kryesor i mitingut te tij elektoral ai nuk duhet te perdore dy masa te ndryshme per te cilesuar politikanet e partive te vogla. Me fjale te tjera nese opozitaret Ngjela dhe Ndoka qe sillen sic jane votuar qenkan palaco per zotin Xhaferri cfare mund te thuhet per aleatet e tij per Ilir Meten dhe Shpetim Idrizin qe jane votuar si opozitare por kane perfunduar qeveritare
E leme me kaq kete detaj te mitingut te Xhaferrit. Ishte vetem nje ilustrim i karakterit politik te fushates se kandidateve te qeverise. Pavaresisht perdellimeve dhe pergjerimeve te tyre per rrugicen kanalin apo cesmen e fshatit qe kane rendesine e tyre njerezit tani e kane shume te qarte ne keto zgjedhje te gjitha palet kane vene nje bast te madh politik. Berisha ka vene bastin e vazhdimesise me te njejten formule qeverisjeje. Ilir Meta ka vene bastin e mbijeteses politike. Edi Rama dhe opozita kane vene bastin e rinisjes per nje zgjidhje te re politike dhe zgjedhje te reja parlamentare ne horizont. Shampanja e fitores ne te gjitha rastet hapet ne Tirane. Opozita e thote hapur kete pavaresisht se kandidatet e saj ne respekt te gares vendore kane gershetuar fushaten per problemet e bashkive dhe komunave me fushaten politike kombetare. Berisha me Meten nuk e thone por aty e kane mendjen.
Kush do te fitoje Nuk kemi sondazhe profesionale. Kemi vetem arsyet e natyres politike dhe ekonomike qe mua personalisht me shtyjne te besoj ne nje fitore te qarte te opozites se bashkuar. Kur nuk fitoi dot ne vititn 2009 me nje bilanc marramendes qe nuk kuptohej ende sa ishte i verterte dhe sa ishte fiktiv si mund te fitoje zoti Berisha dy vjet me vone kur puna dhe investimet jane ne gjendje nokdauni Si mund te fitoje me vidioskandalin Meta dhe me vrasjet politike te qytetareve opozitareve me 21 janar Fitorja e qeverise ne keto zgjedhje edhe pse ka andej-kendej kandidate te mire eshte e pamundur sipas meje per arsye se shumica popullore nuk mund te prodhoje nje fitore qe perfaqeson ne thelbin e vet shartimin e bllokut te korrupsionit me plumbat e krimit shteteror. Po te ndodhte kjo kauza e opozites per vendosjen e sundimit te ligjit demokratik jo vetem do te ndalonte por do te merrte nje goditje me pasoja per nje kohe jo te shkurter. Une nuk gjykoj verdiktin e popullit sovran. Ne pergjithesi mendoj se shqiptaret kane vendosur drejt ne te gjitha zgjedhjet ku eshte lexuar pak a shume me drejtesi vota e tyre. Besoj se keshtu do te vendosin edhe kesaj radhe. Nuk besoj asesi se zgjedhesit mund te godasin opoziten e nje pushteti te korruptuar arbitrar dhe te dhunshem deri ne vrasje. Fitorja e opozites do te jete rifillimi i perpjekjes per te dale nga qorrsokaku i krizes dyvjecare. Kesaj ardhe me kuti te hapura pasi vete fitorja eshte kuti e hapur. Dhe me nje qeveri qe nuk mund te mos lexoje verdiktin e zgjedhesve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›