E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Arjan Selimit i plagosuri Nuk kam pare asgje

Dëshmitari kryesor i cili mund të jepte informacion mbi atentatin e së hënës ku mbeti i vrarë 37 vjeçari Arjan Selimi ka deklaruar se nuk ka parë asgjë në momentin e vrasjes. Në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqesore 20 vjeçari Klevis Kola, i cili mori një plumb në këmbë dhe një tjetër në trup ka deklaruar se ka qenë e pamundur për të identifikuar autorin, i cili qëlloi pasditen e së hënës.

Deklaratat e tij duket se nuk do të zbardhin atentatin e mirëorganizuar ndaj viktimës, ndërsa ditën e djeshme drejtori i përgjithshëm i policisë zhvilloi një takim me krerët e policive për të mbledhur të gjitha të dhënat që kanë dalë nga  vendi i ngjarjes. Sakaq, blutë  e kanë mjaft të vështirë punën kjo dhe për shkak të errësirës në të cilin ndodhi atentati, por edhe mungesës së dëshmitarëve të tjerë.

Sakaq, policia ka bërë të mundur identifikimin e llojit të armës, një kallashnikov i përdorur gjatë atentatit, tyta e të cilit ka qëlluar 20 herë. Sakaq, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, do të zbardhen dhe tabulatet telefonike të viktimës, ndërsa deri më tani është e pamundur për të shtrirë pistat e hetimit në disa drejtime. Burime pranë policisë kanë bërë me dije se pista kryesore mbetet hakmarrja duke u përqëndruar më shumë në aktivitetin e kaluar të 37 vjeçarit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›