E Shtunë, 31 Tetor 2026

amet protestojne Dhune nga greket ne kufi

Në pikat e kulimit kufitar me Greqinë, pala greke vijon të mos lejojë hyrjen në shtetin helen të qytetarëve me origjinë nga Çamëria. Rasti më i fundit është ai i Sali Bajos, i lindur në Margëlliç të Çamërisë dhe banues në Durrës.

"Në çastin që hapi pasaportën time, filloi të kontrollojë listë. Pasi pa mbiemtin Bajo, më thirri të hyja brenda dhe më dha një deklaratë për të firmosur, ku shkruhej vetëm greqisht. Unë nuk pranova të nënshkruaja deklaratën", tha Sali Bajo, anëtar kryesie.

Siç bëri të njohur zoti Bajo, ai më pas është detyruar të firmosë deklaratën për shkak të presioneve që janë ushtruar nga policët grekë. Si përfaqësues edhe i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ai i kërkoi shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të vet. Sipas kësaj partie, tashmë është detyrë e Bashkimit Europian që të ndërhyjë dhe të mos lejojë që kjo sjellje të marrë përmasa të paparashikueshme.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›