E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, shkak pronesia mbi token

Nje siperfaqe toke prej 3 hektare toke, e mbjelle me pjeshke, dyshohet nga hetuesit si motivi qe coi ne atentatin e dy diteve me pare ndaj jetes se kryetarit te komunes se Frakulles ne rrethin e Fierit, Viktor Cervenaku. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se Dashnor Kapaj, 35-vjecari i arrestuar, rezulton te jete pronar i siperfaqes se mbjelle me drufrutore. Por, njekohesisht mbi te njejten siperfaqe rezulton te kete edhe pronare te tjere, te cilet jane te aferm dhe familjare te kryetarit Cervenaku. Te dyja palet e kane te regjistruar pronen ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke qene te mbivendosur me njeri-tjetrin, dhe duke pretenduar se jane pronaret e ligjshem. Agjente te zbulimit te krimeve dhe prokurori i ceshtjes kane mberritur dje per kontroll ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Fier, nga ku pritet te kete zhvillime te tjera. Kjo pasi policia tashme po kerkon te zbardhe menyren se si e njejta siperfaqe toke eshte regjistruar dy here ne emer te pronareve te ndryshem, cka ka cuar deri ne konflikt te armatosur. Burime nga grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes se dy diteve me pare bene te ditur se rreth kater vjet me pare Dashnor Kapaj eshte kthyer nga emigracioni dhe me parate e fituara ne Greqi ka blere 3 hektare toke te mbjelle me dru frutore pjeshke. Kjo siperfaqe toke deri ne fillim te viteve '90 kane qene prone e Ndermarrjes Bujqesore Frakull. Dashnor Kapaj ka deklaruar dje perpara oficereve te policise gjyqesore se toka i takon atij, pasi e ka blere dhe e ka regjistruar ne Hipoteken e Fierit. Nderkohe te njejten certifikate pronesie, te leshuar nga e njejta zyre, disponojne edhe familjaret e Viktor Cervenakut, te cilet, te thirrur per te deshmuar, kane sqaruar se pronesine mbi token e kane fituar ne fillim te viteve '90, pas shperberjes se ish-ndermarrjes shteterore. Rreth dy jave me pare, Dashnor Kapaj ka shkuar ne komune, ku ka takuar sekretaren e komunes dhe i ka kerkuar vertetime, pasi donte qe te merrte nje kredi bankare. Vertetimet atij nuk i jane dhene, pasi ai figuronte debitor ndaj komunes per shkak te takses se tokes. "Po ate dite, pohojne burimet policore fierake, pas ankimit te kryetarit te komunes, Viktor Cervanaku, eshte bere shoqerimi ne policine e Fierit te 35-vjecarit, i cili eshte lene i lire pas sqarimeve te bera ne polici mes dy paleve. Diten e ngjarjes, Dashnori ka kerkuar sqarim me kreun e komunes, Viktor Cervenaku, i cili ndodhej ne shtepi per te marre disa dokumente per te sqaruar nje problem pune me presidentin e firmes "Daniel 2 ", e cila po merret me rikonstruksionin e rruges dytesore Frakull-Ade. Policia pohoi se Dashnor Kapaj ka shkuar para shtepise se kreut te komunes, Carvanaku dhe pasi kane debatuar me fjale dhe jane share, ka shkuar tek automjeti i tij, ka marre nje cifte dhe ka tentuar ta vrase. Fale nderhyrjes se banoreve dhe policeve te komunes eshte shmangur krimi i rende, ndersa gjate te shtenave mbeten te plagosur kater persona.

Regjistrimi, hetime edhe ne Hipoteke

Policia e Fierit tha se, pasi jane marre ne pyetje Dashnor Kapaj dhe Viktor Cervenaku, te dy kane deklaruar se jane pronare te siperfaqes se tokes prej 3 hektaresh. Ngjarja mendohet te kete pasoja edhe per Hipoteken e Fierit, pasi regjistrimi me mbivendosje perben nje shkelje te rende, per te cilen po hetohet nga Seksioni Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›