E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e "Dodës", prangosen dy të rinj

Prangosen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Roland Rexhepit, ish-efektivit të Antidrogës në Elbasan.

Mësohet se një prej autorëve të dyshuar është ndaluar në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa i dyti është kapur mbrëmjen e së premtes në afërsi të Selitës, në kryeqytet. Ndërkaq, burimet zyrtare të policisë së Elbasanit nuk kanë bërë publik emrat, për shkak të procesit të hetimit, por mësohet se ata janë nga qyteti i Elbasanit. Rexhepi, i njohur si krahu i djathtë dhe truproja e ish-drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan, Edmond Koseni, në vitet 1998-2001, u vra katër ditë më parë në një atentat pranë shtëpisë së tij, në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit. 42-vjeçari i njohur me emrin "Doda", prej afro dy vjetësh nuk ishte më në radhët e policisë, pasi u bë pjesë e punonjësve të policisë që iu nënshtruan reformës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›