Asgjësohen kanabis në Mallakastër dhe Tepelenë
Vijojnë aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike në të gjithë vendin. Paraditen e së shtunës, agjentët e Antidrogës së Mallakastrës janë përballur me një parcelë me hashash, ku janë gjetur 601 rrënjë kanabis. Mësohet se parcela është zbuluar në kufijtë mes dy fshatrave Kut e Drizar të Komunës Poçem. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, mësohet se parcela ishte sipërfaqe toke publike, që nuk i përkiste asnjë fermeri të zonës, por administrohej nga komuna. Policia ka deklaruar se bimët narkotike kanë qenë në fazën e vjeljes së tyre dhe kishin një gjatësi mbi 2 metra. Parcela ishte kufizuar me shkurre, me qëllim fshehjen e saj nga syri i kalimtarëve. Policia deklaron se ajo kishte lidhje me lumin Vjosë, nga i cili mendohej se siguronte edhe ujitjen e bimëve. Burime policore tregojnë se parcela është gjetur e vaditur, madje dhe mendohet se vaditja e fundit ishte kryer disa orë para zbulimit nga policia. Ende nuk ka një autor për gjetjen e kësaj droge, ndërkohë që policia deklaron se po punon për zbardhjen e emrave të kultivuesve.
Ndërkohë, një tjetër aksion i Antidrogës i bërë në Tepelenë, është finalizuar me asgjësimin e mbi 2083 rrënjëve kanabis ndërsa kultivuesi edhe kësaj radhe mundi të largohej. Burimet zyrtare nga Komisariati i Tepelenës kanë bërë të ditur se aksioni i policisë, i koduar "Hija e Lisit", është zhvilluar pasditen e së premtes dhe është përqendruar në fshatin Krahës, afër kufirit administrativ që ndan Tepelenën me Mallakastrën. Bima narkotike është gjetur në pyllin e Krahësit, në vendin e quajtur "Përroi i Harakopit", ku u evidentuan tri parcela të kultivuara me kanabis sativa. Në momentin që policia ka shkuar në vendngjarje, kultivuesi ka mundur të largohet, duke përfituar nga terreni mjaft i thyer dhe i vështirë me shkurre të dendura.