Vrasja e Emmy-t biznesmeni kosovar ne gjykim të shkurtuar
TIRANE- Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e bizmesmenit kosovar Aziz Kelmendi për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet që janë në dosje. Kelmendi akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit Emmy.
Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar do të thotë që biznesmeni kosovar ka të drejtë të përfitojë ulje të një të tretës së masës së dënimit që do të firmosë gjykata në përfundim të procesit gjyqësor. Nderkaq po sot trupi gjykues i kryesuar nga Arben Micko pranoi dhe kërkesën e familjarëve të këngëtares të bëhet palë në proces.
Të afëmit e Emmyt pretendojnë se vrasja e ndodhur më 27 shkurt të 2011, jashtë pub Venue, në Tiranë nuk ishte nga pakujdesia, por e qëllimshme.. Sipas prokurorisë, këngëtarja u tërhoq për disa metra zvarrë nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur. Në momentin e frenimit te makines, viktima është shkëputur nga mjeti duke u rrëzuar në asfalt, ku ka pësuar dëmtime të rënda në kokë me pasoje vdekjen.
(s.g/balkanWeb)