Haxhinasto: Kantrimen mesazh të qartë, të dëgjohen institucionet
TIRANË- Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, tha sot në një deklaratë për mediat, deklaroi se zv/ Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantrimen dha dje një mesazh të qartë që zëri i institucioneve të dëgjohet.
"Mesazhet e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Euroazinë, janë shumë të qarta, shumë konsistente dhe i referohen gjithmonë një parimi që në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës, prandaj duhen dëgjuar institucionet".,- deklaroi Haxhinasto.
Sipas zv/ kryeminsitrit të vendit dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jshtme partitë politike duhet të repektojnë fjalën e institucioneve të pavarura dhe ligjore.
"Institucionet e pavarura duhet të thonë fjalën e tyre dhe kësaj logjike demokratike duhet t’i bashkohen të gjitha partitë politike",- u shpreh Haxhinasto.
Përsa i përket opsionit që dha zoti Kantrimen ku palët mund t’i drejtohen Komisionit të Venecias, Haxhinasto theksoi se zv/Ndihmës Sekretari amerikan i referohet funksionimit të institucioneve në vend.
"Kantrimen i referohet shumë qartë funksionimit institucional në Shqipëri. Institucionet funksionojnë në bazë të ligjeve. Hapësirat ligjore janë hapësira ligjore, prandaj nuk ka nevojë për interpretime dhe komente politike".,- nënvizoi zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.
(e.m/BalkanWeb)