E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Bulqizë, minatorët: ACR të zhbllokojë punën

Një vit më vonë, u rikthehen protestave minatorët e Bulqizës. 66 minatorë të zonës D nuk janë lejuar të hyjnë në galeri, pasi sipas tyre kompania austriake ACR ka lëshuar një urdhër që ata të mos punojnë që prej orës 7 të mëgjesit të së martës.

Sipas minatorëve ata kanë punuar prej rreth 3 muaj për ndërtimin e galerive, ndërsa sot që do niste puna për nxjerrjen e mineraleve, kompania ACR ka paralizuar procesin e punës, edhe me mbështetjen e policisë private të saj.
 

Minatorët kanë paralajmëruar protesta masive, madje edhe përshkallëzimin e tyre deri në grevë urie. Minatorët ankohen se në ambjentet e punës mungojnë kushtet e sigurisë teknike, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur disa minatorë, e shumë të tjerë kanë rrezikuar jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›