E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nata e Kadrit”, policia e Tiranës masa për mbarëvajtjen e faljes

E marta e 14 gushtit shënon “ Natën e Kadrit”, e cilësuar si nata e begative për të gjithë besimtarët myslimanë, e në mënyrë të vecantë për agjëruesit e muajit të Ramazit. Në kuadër të traditës së përvitshme të faljes së besimtarëve në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të një aktiviteti fetar.
 

Kështu nga ora 19:00 deri në orën 24:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë ish Hotel Dajtit nuk do të lejohet qarkullimi i lëvizjes së automjeteve, pasi Komuniteti Mysliman Shqipëtar përmes një kërkese, ka kërkuar bllokimin e këtij segmenti rrugor për Ritin Fetar të Natës së Kadrit.
 

Lidhur me këtë Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti fetar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me bllokimin e segmenteve rrugore.
 

Po ashtu më datë 19 Gusht 2012, duke filluar nga ora 01:00 deri më 08:00 në ritin fetar të Faljes së Bajramit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në segmentimin rrugor nga kryqëzimi Ministrisë së Brendshme me atë të Mbrojtjes deri në Urën përballë ish hotel Dajtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›