E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, fluksemigrantësh në Kapshticë

KORCE- Ardhja e fundjavës ka rritur edhe numrin e emigrantëve të cilët kthehen në atdhe përmes pikës kufitare të juglindjes së vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3500 persona dhe 1200 mjete.

Pala shqiptare dhe ajo greke ka punuar gjatë gjithë fundjavës me 5 sportele.

Ashtu sic paralajëmrojnë dhe autoritetet e pikës doganore, në ditët në vijim pritet që fluksi të rritet, vecanërisht gjatë fundjavave të cilat janë më të favorshme për të udhëtuar.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›