Në Kishë për fitorenprifti holandez vishetportokalli
OBDAM/MADRID- Ndërsa Spanja është gati të zhvillojë finalen e madhe, në Madrid qindra njerëz u janë drejtuar kishave për t’u lutur për ekipin e tyre. Në Spanjë, një vend katolik, futbolli është një fe më vete dhe njerëzit kërkojnë edhe ndihmën e Zotit që kombëtarja e tyre të fitojë titullin kampion bote në takimin e sotëm. “Do të lutemi për ta, por edhe vetë lojtarët duhet të kenë besim dhe të kërkojnë me ngulm fitoren”, thonë tifozet spanjolle ndërsa i drejtohen një kishe në qendër të Madridit. Në kryeqytetin spanjoll të gjithë tashmë presin fitoren e Kupës së Botës, ndërsa skuadra e Del Boskes shihet nga të gjithë si favorite.
Ndërkohë, e njëjta atmosferë edhe në Holandë. Në Obdam, pastori Paul Vlaar ka mbajtur një meshë të posaçme për ndeshjen e sotme. Ai ka hequr rrobën e priftit dhe është veshur me ngjyrat portokalli të ekipit kombëtar, ashtu si të gjithë njerëzit e pranishëm në Kishë, të cilët janë lutur për ekipin e tyre.
Ndërkohë, në Johanesburg, tifozët janë parë që në orët e para të mëngjesit të sotëm në dyert e stadiumit Soccer City. Si gjithnjë, entuziazmi i holandezëve është i lartë, ndërsa zona përqark këtij impianti ka qenë e gjitha e ngjyrosur portokalli. “Nuk ka rëndësi sesi luajmë, jam i sigurt se do të fitojmë 2-0”, thotë një tifoz. Fjalë që konfirmojnë atë se holandezët e kanë pranuar tashmë stilin jo spektakolar, por fitues që ekipi i drejtuar nga Bert Van Marvijk ka treguar në këtë Botëror.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)