Daçic - Rexhepit:Metodat e dhunshmedestabilitet në rajon
BEOGRAD- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic ka dënuar deklaratën e homologut të tij kosovar, Bajram Rexhepi për dërgimin e forcave speciale policore në veri të Kosovës.
“Serbia nuk mund t’i mbyllë sytë përpara asaj që është duke ndodhur me serbët në Kosovë”, tha Daçic ndërsa shtoi se çdo përdorim i metodave të dhunshme, do të destabilizonte gjithë rajonin.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic. Ai ka theksuar se çdo përpjekje e shqiptarëve për të përdorur forcën në veri të Kosovës, mund të sjellë reagime të paparashikueshme.
Një ditë më herët, deklarata të ngjashme kanë ardhur edhe nga presidenti i shtetit serb.
(e.n/rel/BalkanWeb)