Vrasja e Kamzes policia Per motive te dobta
Vrasja qe tronditi dy dite me pare Kamzen ka ndodhur per motive te dobeta. Policia zbardhi ngjarjen pas arrestimit te autorit te krimit Doxh Astrit Vladi i cili mesohet se e e ekzekutoi me arme zjarri 30- vjeçarin Paulin Marku per nje grindje te çastit.
“Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore. Kështu, mbrëmë u bë arrestimi i shtetasit Doxh (Astrit) Shaqir Vladi, 34- vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim, për motive të dobta, ka vrarë me paramendim me armë zjarri 30 vjecarin Pavlin Mark Marku, nga Puka me banim në Tiranë”- tha zëdhënsja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.