E Diel, 1 Nëntor 2026

Biologet Ja demet ekologjike te shkaktuara nga zjarret

Çlirim te gazrave kancerogjene dhe shkaterrimi te ekosistemi jane demet me te medha qe kane shkaktuar zjarret e shumte qe kane perfshire zona te tera ne jug te vendit. Ky eshte alarmi qe ngre biologu profesor doktor Lavdim Hasani,pedagog i Universitetit te Gjirokastres. Sipas tij, tymi dhe bloza qe ka mbizotëruar per dite me rradhe i kane shkaktuar nje dem te madh ekologjik qe nuk mund te rikuperohet shpejt.

Sipas tij demet ekologjike nga zjarret jane me te medha se demet materiale. Zjarret kane prishur dhe shkatërruar hallkat e zinxhirit ushqimor dhe resurse te tjera te shumta qe duan vite te normalizohen.
Por problemi me shqetesues nga zjarret eshte tek gazrat kancerogjene qe jane krijuar gjate djegieve, gazra qe jane prezente ne natyre dhe provokojne semundje.

Sipas tij, zjarret kane demtuar edhe turizmin ne zonat bregdetare ne jug te vendit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›