Vrasja e Lamajt, lume akuzash ne Kuvend Rozeta Rapushi
Vrasja e ish kryekomisarit Dritan Lamaj, shkaktoi debate te ashpra ne seancen e djeshme plenare, qe degraduan ne fyerje dhe akuza te renda. Ministri i Brendshem, Flamur Noka, ne replike te ashper me deputetet socialiste, zbuloi se jo me larg se 16 dite me pare, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, ka ngrene darke me te dyshuarin per vrasjen e ish kryekomisarit. Ndersa deputetin tjeter socialist, Taulant Balla, e akuzoi per lidhje me trafikun e droges dhe te femrave. “Keni 24 ore qe keni inspiruar kete fushate te gjere politike per te demtuar procesin e hetimit. E keni bere ju per arsyet tuaja dhe qellimet i dini mjaft mire. Persa i perket fotos, kjo ishte nje foto normale. Po te merrem une me fotot tuaja, se i kam fotot, duhet te lini jo vetem parlamentin, por duhet te lini edhe Shqiperine. Taulant, ti je i lidhur kembe e koke me trafikun e droges dhe te femrave. Ti Taulant, e ke emrin Fatos Gjura dhe ti dihesh. E dyta, jep nje cike pergjigje per ate vajzen, te cilen ke tentuar ta perdhunosh. Bej analizat, se mund te dalesh edhe me SIDA”, - foli ashper Noka, duke siguruar se ka urdheruar qe te hapet hetim i gjere per te gjitha lidhjet e te dyshuarit per vrasjen. Ai i tha Tahirit, se jo me larg se 16 dite me pare ai hengri darke me te dyshuarin, deri ne oren 2 te mesnates. “Tahiri, para ekzaktesisht 16 ditesh, ti zoteri te dy kullat, me ke ke ngrene darke? Nga ora 20:30 deri 02.30, ti ke qene me te dyshuarin per vrases te kryekomisarit. Sqaroni qytetaret, ti sa here ke shkelur, ke ngrene dhe ke pire ne lokalin e te dyshuarit per vrasje. Kombinati z. Tahiri e di shume mire. Ke shkuar ne lokalin e tyre, i ke miq dhe ke ngrene e ke pire”, - tha Noka. Replika e ashper e ministrit, u be pasi deputeti socialist, Sajmir Tahiri, akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se fotoja e te dyshuarit per vrasje me kreret e policise se shtetit eshte deshmi, se policia eshte tradhtuar. “Oficeret e policise se shtetit, ne perballje me krimin ne rruge, nuk kane kunder vetem boten e krimit, por kane kunder edhe ministrat, qeverine, etj. Une nuk e di nese ky zoteria eshte fajtor apo jo, por di nje gje te sigurt, se cilido qofte rasti, keta 4 njerez kane lidhje me levizjen nga detyra te Lamaj nga komisariati. Dhe kete e dine mire dy ministrat Olldashi dhe Noka”, - tha Tahiri duke kerkuar doreheqjen e ministrit te Brendshem. Sipas tij, asnje nuk e beson se pas terheqjes nga hetimi, kreret e policise, nuk do t’i imponojne hetimet. Akoma me ashper, deputeti Taulant Balla, u shpreh per kreret e policise se shtetit: “Nuk ju vjen turp, perse nuk i shkarkoni keta kater barkderra. Ky parlament nuk mund te hyje ne punime normale pa dhene shpjegime. Kryeministri nuk ka burrni te vije te sqaroje lidhjet e badigardit te tij ne krye te policise se shtetit”, - tha Balla.