E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja me arme ne Rreshen, dyshohet nje vajze

Rreshen- Kapet duke u arratisur nga Shqiperia i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit Luan Gjoka afer komisariatit te Mirdites mbremjen e se premtes. Policia e Lezhes beri dje me dije se ndaloi pas kontrolleve te shumta te banesave Sokol Shytanin, 24-vjec, kurse i ndjeri nderroi jete ne spital disa ore pas krimit, per shkak te plages dhe hemorragjise. Grupi hetimor ka si piste kryesore grindjen per motive te dobeta, sherri per nje vajze, por nuk perjashtohen edhe shkaqet banale, te konflikteve te meparshme te te rinjve qe banonin ne Rreshen.
Ka qene nje beteje e armatosur si neper filmat "Western" ajo e mbremjes se premte ne qytetin e Rreshenit. Grindja mes dy grupeve ka nisur brenda nje lokali afer spitalit te Rreshenit dhe me pas ka perfunduar ne sheshin kryesor me perleshje fizike. Edhe pse pak metra larg komisariatit, mungesa e efektiveve dhe mjeteve ka bere qe grindja te perfundonte ne pergjakje. Luan Gjoka ka shkembyer grushte e shkelma me Sokol Shytanin dhe ky i fundit qe mbante nje pistolete pa leje ne brez, e ka nxjerre duke qelluar fillimisht ne ajer. Deshmitaret kane degjuar gjashte krisma arme dhe te zene ne panik jane larguar me vrap nga sheshi kryesor, duke braktisur xhiron e mbremjes. Per fat te mire plumbat nuk kane zene asnje prej kalimtareve te pafajshem, por terrori i perjetuar ka qene i madh. Policia tha se viktima ka marre vetem nje plumb ne pjesen e barkut, qe i ka demtuar dhe organet jetesore.
Ndihma e pare Gjokes i eshte dhene ne spitalin e Rreshenit dhe me urgjence eshte percjelle drejt spitalit te Lezhes. Por aty ka nderruar jete rreth mesnates per shkak te hemorragjise. Mjeket thane se 25-vjecari kishte mberritur pothuajse i vdekur dhe ne gjendje koma dhe nderhyrja ka qene e padobishme. Pas ngjarjes ne Rreshen kane shkuar forca te shumta te drejtorise se Lezhes, duke ushtruar kontrolle dhe shoqeruar te rinj te te dy grupeve. Paraprakisht mendohet se nje vajze eshte bere "molla e sherrit" qe ka cuar ne perleshje te rinjte, por pista zyrtare ende nuk eshte deklaruar. Burime zyrtare shpjeguan se i dyshuari Shytani eshte kapur duke u perpjekur te largohej jashte vendit, me qellim arratisjen. Por ky plan ka deshtuar dhe 24-vjecari ka rene ne pranga rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem. Ndaj Shytanit eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje" dhe "armembajtjes pa leje". Gjithe ngjarja ka ndodhur vetem pak metra larg komisariatit te policise, po ne te njejtin vend ku u vra edhe kamerieri 21- vjecar, Edison Jaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›