Vrasja e Mirit të Xhikes, Tufa, rigjykim në Gjykatën e Tiranës
Avokati Mane: Gati kërkesa për lirim nga burgu sapo të caktohet gjyqtari që do e gjykojë, i kanë përfunduar afatet e paraburgimit
Rikthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë për gjykim Lavdërim Tufa, i akuzuar për vrasjen e Mirit të Xhikes. Gjykata e Lartë rrëzoi pak ditë më parë rekursin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kundërshtonte shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykim e Tufës, duke vendosur përfundimisht kalimin e kësaj dosjeje për rigjykim në Shkallën e Parë. Tashmë, me kalimin e dosjes në Gjykatën e Tiranës dhe pritjen për hedhjen në short të çështjes, avokatët e Tufës janë duke përgatitur edhe një kërkesë tjetër, atë për lirimin e klientit të tyre, të cilit, sipas tyre, i kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe mbahet padrejtësisht në burg. Sipas avokatit Basri Mane, sapo dosja të përcillet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore që do e gjykojë, menjëherë ai do kërkojë lirimin e Lavdërim Tufës, pasi i kanë kaluar afatet e paraburgimit dhe nuk mund të mbahet më në qelitë e burgut. Lavdërim Tufa, i arrestuar për vrasjen e bujshme në Lundër, pak kilometra larg kryeqytetit, ku mbeti i vrarë Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, Julian Durishti dhe Kristaq Cami, pas katër viteve i dënuar me “burgim të përjetshëm”, do rikthehet sërish për rigjykim. Shkak, sipas arsyetimit të vendimit të trupës gjyqësore për dhënien e këtij vendimi, kanë qenë shkelje të shumta procedurale, mes të cilave më kryesorja, moskompetenca. Sipas kësaj trupe gjykuese, i pandehuri Tufa nuk duhet të ishte gjykuar nga Krimet e Rënda, por nga gjykata e kryeqytetit. Por, pas rekursit të këtij vendimi, pritet që Gjykata e Lartë të lërë në fuqi apo të vendosë ndryshe për këtë çështje. Nëse çështja shkon sërish për rigjykim në gjykatë, pritet të nisë një debat i ashpër për një qime floku në maskën e gjetur në vendngjarje, ajo që dënoi me burgim përjetë Tufën, si një nga autorët e krimit të trefishtë. Në të njëjtën kohë pritet që ky gjyq të jetë sërish i stërgjatur, me paraqitje provash, dëshmish dhe ADN-në e kontestuar prej mbrojtjes për qimen e flokut. Vrasja e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes) ndodhi më 29 mars 2002, gjatë një ndeshjeje futbolli në kohën që ai ndodhej tek “Kartodromi 2000”, pronë e tij, së bashku me shokët e tij. Nga ana e policisë, por edhe e prokurorit të çështjes, u fol për dy ekzekutorë, ndërkohë që njëri prej tyre mbeti edhe sot i pazbuluar, ndërsa personi i dytë i akuzuar, Lavdërim Tufa. Por, përgjatë procesit hetimor e gjyqësor, por edhe shpalljes së vendimit, Tufa dhe familjarët e tij kanë pretenduar pafajësinë.