Nxënësit nën kontroll

Në kohen kur periudha e dimrit po afrohet, kohë që njihet për viruse gripale, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kërkuar të shtunën nga Ministria e Arsimit të urdhërojë shkollat që të raportojnë mungesat e nxënësve.
Një kërkesë e tillë drejtuar ministrit Enver Hoxhaj është nisur të shtunën nga Naser Ramadani, drejtor i IKSHP. Sipas zyrtarëve të këtij instituti, kjo bëhet me qëllim të përcjelljes së situatës epidemiologjike rreth gripit AH1N1 apo siç njihet ndryshe, gripi i derrave.
Në shkresën e drejtuar MASHT-it, përveç përcjelljes së mungesave në baza ditore të nxënësve, kërkohet që këto të dhëna të raportohen në baza ditore tek IKSHP.
Ky i fundit gjithashtu ka kërkuar që të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare në shkolla.
Ky indikator për ekspertët e IKSHP-së është bazë solide për të prognozuar ecurinë e gripit pandemik A H1N1 dhe njëherazi bazë e sigurt shkencore për tiu rekomanduar në ditët në vijim për nevojat eventuale të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në shkolla, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Këto rekomandime të IKSHP-së, sipas kësaj shkrese, bëhen duke pasur parasysh grumbullimin e madh të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë dhe situatën epidemiologjike përgjithësisht në vend, e në veçanti problematikën e masave parandaluese të pandemisë së gripit të ri A H1N1.
Ismet Osdautaj, zyrtar për informim në MASHT, thotë për Express se rekomandimi i dalë nga Instituti do të merret parasysh dhe do të merren masa konkrete, ndërsa në fillim te javës do të dalin me qëndrim zyrtar rreth këtij rekomandimi.
MASHT e përcjell situatën gripore në rajon dhe është e ndërgjegjshme për rrezikun e mundshëm. MASHT do të marrë informatat nga terreni dhe varësisht nga rrethanat do të reagojmë, thotë Osdautaj.
Kërkesa e IKSHP bëhet dy ditë pasi në Kosovë janë raportuar tri raste të reja me virusin që tashmë ka marrë përmasa globale, AH1N1.
Rastet janë konstatuar nga një institut në Serbi, ndërsa të infektuarit janë nga tri lokalitete serbe në Kosovë dhe që të tre janë shtetas të Kosovës, nga minoriteti serb.
Një ditë pas lajmërimit të këtyre rasteve dhe pas dërgimit të 1 mijë tabletave Tamiflu në Shtëpinë e Shëndetit në qytezën e Gracanicës, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka kërkuar që kjo çështje të mos politizohet, ndërsa ka thënë se nuk ka vend për panik te qytetarët.
Ndërkohë, ditëve të fundit është shtuar numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës AH1N1 në vende të ndryshme të botës. Shumë nga këto vende kanë filluar me vaksinimin e popullsisë kundër këtij gripi, derisa në Kosovë dhe rajon ende premtohet për ardhjen e vaksinave.
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Express se ministria përkatëse është në bisedime me disa kompani për blerjen e një kontingjenti prej 450 mijë deri në 500 mijë vaksina kundër këtij gripi. Mirëpo, sipas tij, ende nuk ka asgjë konkrete.
Presim që në dhjetor të vijnë vaksinat e para dhe atë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si donacion. OBSH-ja do të ndajë barna për 16 vende që janë në zhvillim e në mesin e tyre pritet që të përfitojë edhe Kosova, thotë Hoti.
Megjithëkëtë, sipas tij, gjatë javës së kaluar ministri Alush Gashi ka pasur takime me përfaqësuesit e UNOPS-it në Kosovë, të cilët kanë premtuar bashkëpunim dhe ndihmë në sigurimin e sa ma të shpejtë të vaksinave kundër gripit në Kosovë.
Ndonëse ardhja e vaksinave në Kosovë ende është vetëm premtim, nga mesi i korrikut të këtij viti janë identifikuar gjithsej nëntë persona me këtë virus. Në vend nuk ka ndonjë viktimë nga ky grip, derisa mediet ndërkombëtare raportojnë për rreth 9 mijë të vdekur në mbarë botën që nga paraqitja e këtij gripi. Ndërkohë, më shumë se 450 mijë persona konsiderohen të infektuar.
Mediet në Shqipëri raportojnë për rritjen ë numrit të të prekurve nga virusi në 44 persona.
Njëra ndër vendet më të prekura konsiderohet të jenë Ukraina me gjithsej 135 persona të vdekur nga epidemia.