Origjina e parave e parave të Taçit, Hetimi mbetet në vend
TIRANË- Institucioni i akuzës, edhe pse ka filluar hetimin ndaj biznesmenit Rezart Taçi dhe kompanisë që ai drejton për dyshimet e "pastrimit të parave", nuk mund të vërtetojë origjinën e parave të depozituar në thesarin e shtetit, të blerjes së 85 % të aksioneve të kompanisë ARMO. Sipas prokurorisë, kompania "Taçi Oil" ka depozituar në thesarin e shtetit 125 milionë dollarë amerikane, shifër kjo e blerjes së 85 % të aksioneve të kompanisë shtetërore ARMO, por, nuk mund të provohen se nga e kanë origjinën kjo shumë e madhe parash. Vetë Taçi i pyetur tre herë në prokurori, pretendon se këto para janë të gjitha kredi të marra në Bankat e Ndërkombëtare të nivelit të parë dhe nuk janë të ardhura nga ndonjë krim. Por, prokurorët kanë hasur në pengesë edhe në dërgimin e letër-porosisë në shtetin e Azerbajxhanit, ku 75 milionë dollar amerikanë kanë ardhur nga Banka Kombëtare e këtij shteti, pasi pranë institucioneve të autoriteteve të drejtësisë së këtij shteti, atje nuk është ngritur dhe nuk funksionin agjencia e hetimit të pastrimit të parave.