E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagogu i akuzuar nuk u la te hynte ne provim

Dekani Hoxha

Pas publikimit ne Fiks Fare per abuzimin e dyshuar te pedagogut te Inxhinierise se Naftes Sotir Tago reagon dekani i Fakultetit te Gjeologjise prof. Perparim Hoxha i cili deklaroi se e ka thirrur pedagogun per te marre me shume informacion rreth kesaj ngjarjeje. Sipas Hoxhes vartesi i tij nuk ka pranuar se bashkepunonte me te afermit e tij qofte dhe vellain per kete gje. Rektori tha se profesori Sotir Tago nuk eshte lene sot dje te futet ne provimin e radhes me studentet dhe kjo do te ndodhe deri ne verifikimin e kesaj ceshtjeje. Madje per te vertetuar akuzat ndaj tij eshte sekuestruar dokumentacioni i provimit te perfolur dhe deri ne perfundim te hetimeve nuk do te kete asnje deklarate publike nga autoritetet per te ruajtur edhe sekretin e hetimit duke iu permbajtur te drejtes se prezumimit te pafajesise pasi vendimi perfundimtar per fajesine ose jo te Tagos duhet te jepet nga drejtesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›