E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjaret mohojne konfliktet personale apo te pronesise

Policia e Fierit nuk ka asnje piste apo te dyshuar per ekzekutimin e deputetit socialist Fatmir Xhindi, prane baneses se tij, ne Roskovec. Ne pyetje jane marre 20 persona, banore te lagjes, ne cilesine e deshmitareve dhe jo te dyshuarve. Por te gjithe kane deklaruar se kishin degjuar vetem dy bresheri automatiku qe i kishin kujtuar per fishekzjarre dhe me vone kishin mesuar per vrasjen. Madje as personat me te cilet ka pire kafe ne lokal deputeti, nuk kane pare ndonje person te dyshimte qe te levizte ne rruge. Te afermit e pyetur paraprakisht deklaruan se i ndjeri nuk kishte asnje konflikt personal, per pronesi apo sherre te tjera te pazgjidhura. Policia deklaroi se ngjarja mbetet misterioze dhe do te pritet perfundimi i ceremonise mortore per te rinisur marrjen ne pyetje me qellim zbardhjen e ngjarjes. Gjate ngushellimeve diten e djeshme ne familjen Xhindi situata ka qene e ndere per shkak te dhimbjes, teksa politikane dhe kolege te te ndjerit hynin e dilnin nga banesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›