Mijera qytetare percjellin deputetin
Roskovec- Mes dhimbjes, loteve dhe deshperimit, mijera qytetare te Roskovecit dhe Fierit i dhane lamtumiren e fundit deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Teksa kortezhi linte pas Pallatin e Kultures, ku u zhvilluan edhe homazhet per gati dy ore, arkivoli me trupin e babait te tre femijeve eshte nisur drejt fshatit Kurjan, atje ku dhe familja ka zgjedhur si vendin e prehjes te te afermit te tyre. Nuk kane munguar deputete te majte dhe te djathte, ministra dhe drejtues te shtetit, nga kryeministri Sali Berisha dhe deri tek presidenti Bamir Topi.
Kryetari i Partise Socialiste ka mbajtur nje fjale, ku i ka dhene lamtumiren e fundit njeriut qe ai e cilesoi sa punetor, aq edhe te mire me njerezit ne nevoje. Ne fund edhe nje vleresim nga keshilli bashkiak i Roskovecit, titulli "Qytetar nderi", per kontributet e dhena gjate karrieres brenda dhe jashte parlamentit.
Homazhet kane nisur prej ores 13:00 te dites se djeshme, kur arkivoli me trupin e deputetit Fatmir Xhindi eshte nxjerre nga familjaret dhe me pas percjelle per ne Pallatin e Kultures se qytetit te Roskovecit. Koleget mbanin trupin e te ndjerit derisa e kane vendosur ne ambientet e brendshme per homazhe. Ne hyrje te godines dhe fotografia e 49-vjecarit ne nje shirit te zi.
Per gati dy ore miq, shoke dhe te aferm i kane bere nderime prane arkivolit te rrethuar nga qindra kurora lulesh. Dhimbja e familjareve ka arritur kulmin, kur rreth ores 15:00 arkivoli eshte nxjerre per ceremonine mortore dhe percjelljen ne banesen e fundit. Kortezhi mortor ka marre rrugen drejt fshatit Kurjan, ku do te behej edhe ceremonia ne varrezat e fshatit ku jetoi deputeti socialist para se te transferohej per ne Roskovec.
Mijera qytetareve i paraprinte banda e qytetit qe luante muzike funebre. Rreth ores 16:00, babait te tre femijeve i jane bere dhe nderimet e fundit nga te pranishmit, mes loteve dhe dhimbjes se papershkrueshme me fjale.
Me pas, kryetarja e Keshillit Bashkiak te Roskovecit, Natasha Kola, ne emer te ketij keshilli beri te ditur shpalljen, "Qytetar nderi" te deputetit Fatmir Xhindi, i vrare ne menyre makabre para portes se shtepise mbremjen e se shtunes. Motivacioni ka qene; "Per vlerat e larta qytetare, per kontribut ne zhvillimin ekonomik te Roskovecit dhe per kontributin 12 vjecar ne Kuvendin e Shqiperise, si perfaqesues i kesaj zone", akorduar pas vdekjes.
Xhemil Beharaj