Kupa e Shqipërisë, kualifikohen skuadrat e mëdha
TIRANE- Të gjitha skuadrat e mëdha kanë mundur të sigurojnë kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, duke mos falur asgjë në takimet e kthimit të zhvilluara ditën e mërkurë. Kështu, Tirana ka mundur të lërë pas humbjen 3-1 me Luzin e Kavajës, duke triumfuar 3-0 në kryeqytet, ndërkohë që Dinamo e ka patur thjeshtë një shëtitje sfidën me Mamurrasin. Pas fitores 3-2 të arritur dy javë më parë, skuadra kryesuese e Superligës triumfoi 2-0 në ndeshjen e kthimit. Trajneri Shkëlqim Muça ka hedhur në fushë disa nga të rinjtë e talentuar që nuk kanë mundësi të aktivizohen në kampionat, duke ruajtur ekipin e titullarëve për ndeshjen me Besën e Kavajës. Ndërkohë, në sfidat e tjera spikat fitorja 7-0 e Apolonisë përballë Bilisht Sportit, pasi fierakët patën humbur 3-1 në ndeshjen e parë. Po kështu, Lushnja ka mundur 3-1 Burrelin, ndërkohë që bie në sy eleminimi i Elbasanit përballë Kamzës. Ndeshja e dy javëve më parë pati përfunduar me fitoren 2-1 të Kamzës, por verdheblutë nuk mundën ta përmbysnin dot këtë rezultat. Dy ndeshje, Partizani-Ada dhe Laciu-Besëlidhja janë shtyrë për javën e ardhshme.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)