Durrës, djali plagos babanë me mjete të forta

Një sherr në familje ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës së muzikës në qytetin e Durrësit ku djali ka qëlluar me mjete të forta babanë e tij duke e plagosur rëndë.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal at e bir ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.