Polici i plagosur Naim Hyska nen terapi intensive ne spital
Teprapi intensive dhe kujdes maksimal nga stafi mjekesor i Spitalit Ushtarak për efektivin e policisë rrugore, Naim Hyska që u godit të shtunën me armë zjarri. Dy plumbat të cilat e kanë prekur në trup dhe në kokë që situata e tij shëndetësore të jetë e rëndë, por jo e përkeqësuar.
Mjekët mbeten optimist për gjendjen shëndetësore të 46 vjeçarit, por gjithësesi ata nuk japin një konkluzion, pasi Hyska ende ndodhet në reanimacion. Efektivi i policisë ditën e shtunë u qëllua me armë zjarri në praninë e djalit të tij 12 vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e terapistëve.
Nga hetimet e deri më tanishme bëhet e ditur se autori i atentatit nuk ka qenë i maskuar dhe ka dëshmitarë që kanë parë fytyrën e tij.
Sipas burimeve konfidenciale të “ABC News” njëra nga pistat e hetimit lidhet me një ngjarje të zhvilluar në Vlorë në vitin1998, kur Hyska ishte efektiv i policisë së qytetit bregdetar. Bëhet fjalë për një operacion policor, gjatë të cilit pati shkëmbim zjarri ku për pasojë mbeti i vrarë një prej të dyshuarve. Policia ka shoqëruar të gjithë personat që kishin lidhje me ngjarjen e viti 1998 por më pas janë lënë të lirë pasi të shoqëruarit kishin alibi për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë autori i atentatit mund të jetë një person i paguar për të vrarë 46 vjeçarin Hyska.