E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit, hetime në shumë pista, asnjë i dyshuar

VLORË- Prokuroria e Vlorës vazhdon hetimet për masakrimin e biznesmenit 39-vjeçar, Genci Abazaj, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar si autor të krimit.
Sipas burimeve nga ky organ, nëse do të jetë e nevojshme një grup hetimor do të shkojë në Itali për të marrë në pyetje bashkëpunëtorët e viktimës, personat e punësuar, miqtë dhe shokët e tij përtej detit. Ndërkohë që mësohet se në pyetje do të merret edhe ish bashkëshortja e tij, me të cilën është divorcuar më parë.
Sipas grupit hetimor ende nuk ka ardhur asnjë analizë e dërguar në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë, ndërkohë që deri tani janë marrë në pyetje shumë pak persona.
"Po punohet në shumë pista, ato janë të shumta dhe ende nuk kemi ngushtuar zonën e pistave"- thonë burimet nga prokuroria.
Së fundi larg vendit ku u gjet i djegur trupi u gjet edhe një gropë e hapur, për të cilën hetuesit dyshojnë se mund të jetë hapur enkas për të bërë varrosjen e kufomës.

Hetimet, pyeten shokët e biznesmenit të masakruar

VLORË- Vijojne hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit vlonjat, i cili u gjet mëngjesin e djeshëm i djegur në Darëzezë të Fierit, një ditë pasi familjarët kishin dhënë alarmin për zhdukjen e tij.
Ndonëse ende nuk ka asnjë të re rreth ngjarjes së rëndë, burime nga organi i hetimit bëjnë me dije se në polici janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje shokët e biznesmenit Habazaj, ata me të cilët ai mësohet se ka pasur kontaktet e fundit si dhe njerëz të familjes.
Prokuroria e Vlorës pret ndërkohë zbardhjen e tabulateve, që cilësohen si një pikë kyçe e hetimeve dhe paralelisht me këtë do të bëhet edhe eliminimi, apo shtim i pistave të hetimit.
Po sot familjarët kanë zhvilluar ceremoninë mortore dhe kanë përcjellë të ndjerin në banesën e fundit.

Hetimet për biznesmenin, dyshohet i vrarë e më pas i djegur

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit nga Vlora, trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm, janë përqendruar në disa pista. Ndërkohë që sipas të dhënave të para policore dyshohet se ai është vrarë e më pas është djegur. Gjatë ekspertizës mjeko-ligjore u konstatua se fytyra ishte tejet e dekompozuar për shkak të djegies.
Aktualisht është ngritur një grup hetimor, i përbërë nga ekspertë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, asaj të Fierit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Vlorës, i cili po heton intensivisht lidhur me vrasjen dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Pistat e hetimit, ende nuk specifikohen, por burime nga grupi hetimor thonë se po grumbullohen prova dhe janë shoqëruar disa persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni lidhur me rrethanat e zhdukjes dhe më pas vrasjes.

Trupi i tij u gjet i pajetë, i masakruar dhe i djegur në fshatin Darezeze të Fierit. Identifikimi i tij qe i vështirë në fillim por pas kontakteve edhe me Komisariatin e Vlorës, është bërë i mundur identifikimi.

Viktima Genci Abazaj, 38 vjeçari nga Vlora nje dite me pare u deklarua i humbur nga familjarët. Trupi i tij u gjet i masakruar në periferi të Fierit ne nje vend te fshehur ne mes te kallamishteve. Gjatë mesnatës nga kalimtarë të rastit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë e Fierit. Sipas burimeve policore nga vendngjarja mësohet se viktima ka shenja dhune ne fytyre dhe shenja djegieje në gjithë trupin, ndaj indetifikimi u be i mundur vetem nga ekspertet e mjekesise ligjore ne Tirane me ndihmen e familjareve që u njoftuan që në orët e para të mëngjesit për gjetjen e një kofome.

Policia po rindërton skenën e krimit dhe njëkohësisht po punon për kapjen e autorëve. Burimet thonë se Abazaj, mund të jete sjellë me një makinë dhe me pas është hedhur dhe djegur në një vend të fshehtë.



Zhduket 38 vjeçari, familjarët dyshojnë rrëmbimin

dt 31 gusht

VLORË- Një 38 vjeçar nga Vlora ka humbur në mënyrë të çuditshme. Është nisur për në Elbasan, të paktën kështu iu a thënë familjarëve dhe nuk është kthyer më. Telefonin e ka të fikur. Pas tre ditësh pritjeje, vëllezërit i janë drejtuar policisë. Kjo e fundit ka nisur pyetjen e të njohurve dhe zbardhjen e tabulateve të telefonit. I vëllait thotë se dyshojmë se e kanë rrëmbyer.


Genc Abazaj, nga Vlora por që jetonte në Itali, ishte divorcuar nga gruaja me te cilen kishte dy fëmijë që nuk jetojnë me të. Siç thonë vëllezërit ai kishte disa ditë që kishte ardhur për pushime pasi jeton dhe punon në Itali ku ka aktivitet privat në fushën e ndërtimit.


Ditën e premte ai është nisur nga Uji i Ftohtë ku ka shtëpinë në Vlorë dhe iu ka dhënë familjarëve se po shkoj deri në Elbasan. Ku ka qenë kontakti i fundit. Më pas i vëllai rrëfen se i ka telefonuar disa herë, por i ka dalë telefoni i fikur. Ndërkohë që nga e premtja e deri më sot (e hënë) nuk ka dërguar asnjë haber në shtëpi se ku gjendet. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit po heton në të gjitha pistat, por kryesisht atë të rrëmbimit të personit. Ata thonë se "Genci nuk ka ikur në Itali pasi ka lëne ketu gjithe dokumentet perfshi edhe pasaporten. Ndërkohe që kur të kthehej do merrte edhe vajzën, me të cilën kishte ardhur për pushime".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›