E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes rrezon kerkesen e Prokurorise per Ndrea Prendin

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për zëvendësimin e masës së arrestit për Ndrea Prendin. Prokuroria ka kërkuar zëvendësimin e masës nga arrest shtëpiak në arrest me burg për ish-komandantin e Gardës së Republikës. Gjyakata e faktit ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese me arsyetimin se nuk mund të ndryshohet masa pa u shprehur gjykata e Apelit. Organi i akuzës vetëm pak ditë më parë ka dërguar kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për Prendin. Kjo ka bërë që çështja të jetë njëkohësisht në Gjykatë të Shkallës së Parë por edhe në atë te Apeli. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që vetë Ndrea Prendi nuk është i pranishëm, pasi interesat e tij ligjore mbrohen nga avokati i tij Genc Gjokutaj.
Asnjë kërkesë e tillë nuk është bërë për 2 të akuzuarit e tjerë për 21 janarin, Margarit Kumen dhe Armando Kasen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›