E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje hajduti i shinave rrezikon dy vjet burg

Personi i cili u filmua nga kamera e Abc News momentin kur po vidhte shinat e hekurudhës në linjën Lushnjë- Rrogozhine, aktualisht gjendet në dhomat e paraburgimit në ambientet e komisariatit të policisë në Lushnje. Pas arrestimit nga uniformat blu të Lushnjës ,dy autorët, 16 vjecari Donald Myftari dhe 13 vjeçari Arben Saliasi, janë dërguar për gjykim në gjykatën e të miturve në Vlorë. Masa e arrestit ka qenë me burgim, për njërin nga minorenët, kurse 13 vjeçari për shak të moshës tepër të vogël është lënë i lirë. Sipas informacioneve policore, ndaj 16 vjeçarit rëndon akuza e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës me dashje, ndërsa gjykimi për vepren penale ende nuk ka nisur, ndërsa rrezikon deri dy vjet burg. Ky është rasti i parë që prangoset një i mitur për vjedhje të linjave hekurudhore në rrethin e Lushnjës, ndërsa është rasti i dytë pas arrestimit të një roje hekurudhe, i cili u kap duke vjedhur shinat në linjën Lushnje- Gradisht. Për muajin janar në rrethin e Lushnjës janë arrestuar 10 persona për kryerjen e veprave penale të ndryshme, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim. Në të gjitha rastet gjykimi nuk ka nisur, përveçse është shprehur prokuroria në gjykimin e saj për masat e arrestit me burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›