E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Noble: Policia shqiptare së shpejti me përfaqësues në Interpol

 

TIRANE- Shumë shpejt policia shqiptare do të ketë përfaqësuesin e saj pranë Interpolit. Kërkesa është bërë nga sekretari i përgjithshëm i Interpolit
Roland Noble gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ky i fundit e ka pranuar atë si shenjë të rritjes së besimit të partnerëve ndërkombëtare ndaj policisë shqiptare.
Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, Noble ka vlerësuar me nota pozitive bashkëpunimin midis Interpolit dhe autoriteteve shqiptare. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e informoi zotin Noble për përpjekjet dhe progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa pohoi se niveli i krimit në Shqipëri është më i vogël se mesatarja e Bashkimit Evropian.
Në këtë luftë, qeveria shqiptare do të rishikojë dhe ashpërsojë ligjin për konfiskimin e aseteve që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›