Trafiku i femrave, babë e bir dënohen me 31 vjet burg
Pesëshja gjykuese e Apelit, pasi mori në shqyrtim kërkesën e dy të pandehurve nga Tepelena, vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda.
TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dënoi me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë babë e bir, të akuzuar për trafik femrash për qëllime prostitucioni. Astrit e Nelgert Pata u gjetën fajtorë nga shkalla e dytë e gjyqësorit, pavarësisht se trupi gjykues vendosi të pranojë të gjitha provat e sjella prej tyre, përmes të cilave pretendonin pafajësinë.
Pesëshja gjykuese e Apelit, pasi mori në shqyrtim kërkesën e dy të pandehurve nga Tepelena, vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda. Babë e bir u shpallën fajtorë për shfrytëzimin e të paktën dy femrave. Ndërsa për shfrytëzimin e një shtetaseje me emrin Brunilda, e paidentifikuar, gjykata e shpalli të pafajshëm të riun Nelgert Pata, për mungesë provash dhe faktesh.
Astrit Pata dhe i biri Nelgerti u arrestuan në vitin 2006, vetëm pak ditë pasi nga shteti norvegjez kishte mbërritur një letërporosi, ku një shtetase me emrin Silvana Kalemi i akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Gruaja rrëfente se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë dhe fillimisht e kishte dërguar në Greqi. Më pas, Nelgert Pata e kishte trafikuar drejt Norvegjisë.
Për të marrë dëshminë e të shfrytëzuarës Kalemi, një trup gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda mbërriti në shtetin norvegjez, ku gjatë përballjes me vajzën u vunë në dijeni të shumë fakteve kriminale.
Babë e bir nga Tepelena, akuzohen se në tetor të vitit 2005 kanë trafikuar një tjetër femër. Ajo quhet Albiona Ndreca dhe kishte një fëmijë të vogël. Dy të pandehurit Pata nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se nuk kanë lidhje me asnjë rast të trafikimit. Pretendimet e tyre u rrëzuan nga shkalla e dytë e gjyqësorit. Pas dhënies së vendimit ditën e djeshme, babë e bir deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, pasi nuk janë dakord me verdiktin e gjykatës. (s.g/GSH/BalkanWeb)