Vrasja e dy policeve ne Kruje ne 1999 burg perjete Sokol Halilajt
TIRANE - Gjykata per Krimet e Renda vendosi dje denimin me burgim te perjetshem per Sokol Halilajn nje nga te akuzuarit per vrasjen e 2 policeve ne vitin 1999 ne Kruje. Ndersa per te bashkepandehurin e tij te akuzuar si bashkepunetor ne vrasje gjykata vendosi denimin me 22 vjet burg. Vendimi perfundimtar per dosjen me te pandehur Sokol Halilin dhe Shefqet Seferin u shpall dje nga nje peseshe gjyqtaresh te kryesuar nga gjyqtari Sander Simoni. Pas 44 seancash shqyrtimi gjyqesor Gjykata per Krimet e Renda deklaroi fajtor te pandehurin Sokol Halilaj per veprat penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim vrasje me dashje ne bashkepunim dhe per armembajtje pa leje si dhe Shefqet Seferin. Ngjarjet per te cilat ata akuzoheshin jane shenuar ne 27 gusht dhe 6 tetor te vitit 1999 ne qytetin e Krujes ku jane vrare policet Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Sipas prokurorise vrasjet kane ardhur si pasoje e nje linje hakmarrjeje mes familjes ne Kruje dhe punonjesit te policise Keqi. Vendimi i djeshem ishte per rigjykimin e kesaj dosjeje tek Krimet e Renda ne zbatim te nje vendimi te Apelit te Krimeve te Renda qe kerkoi rigjykimin e ceshtjes. Ne seancen e konkluzioneve perfundimtare te prokurorise perfaqesuesi i akuzes ne proces i kerkoi gjykates deklarimin fajtor te te pandehurve dhe denimin e tyre perkatesisht me burgim te perjetshem per te pandehurin Halilaj dhe 20 vjet heqje lirie per te pandehurin Seferi. Gjate shqyrtimit te pare tek Krimet e Renda i bashkepandehur ne dosje ishte edhe Gramoz Rexhepaj. Ne rishqyrtim gjykata e vecoi gjykimin e tij per shkak se aktualisht Rexhepaj po vuan nje denim ne Itali.