E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: Drejtësia nuk është në nivelin e duhur

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka hedhur sërish sot kritika në drejtim të sistemit të drejtësisë, ku ka kërkuar që të punojnë të gjithë për një sistem të pavarur nga politika dhe të gjitha ndikimet e tjera. 

TIRANE-Presidenti i Republikës ka kritikuar sot sistemin e drejtësisë nga qyteti i Burrelit ku ndodhej për një vizitë. Në një takim të zhvilluar sot me qytetarë të Burrelit, Topi ka vënë theksin te ky sistem duke u shprehur se “drejtësia nuk është në nivelin e duhur edhe pse është prioritet”. Kreu i shtetit ka kërkuar se të gjithë pa përjashtim duhet të punojmë për një sistem të pavarur, nga politika e cdo ndikim tjetër i jashtëm që i kërcënohet drejtësisë.

Nga Burreli, ku ka zhvilluar një takim me pushtetin vendor, kreu i shtetit ka ftuar qytetarët për të aplikuar për karta identiteti si dhe për të dalë në votime.

Një vend të veçantë në fjalimin e rastit të presidentit Topi, i është kushtuar edhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “Vendi ynë ka bërë përparime. Pas tre javësh Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO”-tha Topi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›