Vrasja e femijes, pas tradhtise bashkeshortore
Devoll- Xhelozia per te dashurin e ka cuar Liljana Mullirin ne kufijte e nje krimi me teper se monstruoz, qe tronditi pese vjet me pare mbare opinionin. Zanafilla do te lindte tek dyshimet e gruas, nene e tre djemve, se i dashuri i saj Gentjan Xhihani, e tradhtonte me nje tjeter femer nga fshati dhe po largohej nga 35-vjecarja. Per fat te keq, e ka pesuar nipi i Gentjanit, Alberto Xhihani, vetem 7 vjec, njekohesisht shok i ngushte me nje nga djemte e Liljanes. Ngjarja do te ndodhte ne fshatin Vidohove te Devollit, me 4 shtator 2003. Pasi e shkeput nga djali i saj, Liljana masakron 7-vjecarin per vdekje dhe pasi e copeton per te fshehur krimin, me pas e ka futur ne dy thase dhe ka hedhur ne pusin e fqinjes. Skeleti u zbulua ne muajin nentor 2005. Kete deshmi dha vete e denuara nga gjykata ne muajin gusht 2008, me 25 vite heqje lirie. Por policia dhe prokuroria hetuan per nje vrasje te femijes ne bashkepunim nga cifti i dashnoreve pasi i mituri i pa ne tradhti bashkeshortore. Pas 8 seancash gjyqesore, Gjykata e Rrethit Korce dha vendimin per dy te dyshuarit, qe u prangosen dy vjet pas krimit dhe denuar tre vjet pas arrestimit. Per xhaxhane e viktimes, Gentjan Xhihani, u dhane vetem 2 vite burg, per "moskallezim krimi". Xhaxhai i vogelushit mohoi te kishte dijeni per krimin e ish te dashures se tij ne fshat, duke kerkuar drejtesi nga gjykata, kurse Liljana, pranoi se kreu krimin per xhelozi, ne shenje hakmarrje ndaj te dashurit te saj dhe kerkoi meshire.
Familjaret dhe te afermit e vogelushit protestuan per vendimin e bute te gjykates, pasi kerkonin burgim te perjetshem. Madje gjate seances se fundit gjyqesore, familjaret e Albertos kane debatuar me palen mbrojtese te te akuzuares, derisa jane nxjerre nga salla me force.
Shkeputja e femijes nga shkolla mengjesin e 4 shtatorit 2003 ka pasur deshmitare dy shoke te viktimes. Gruaja e ka futur ne dyqanin e saj, duke e mashtruar vogelushin dhe aty e ka goditur me nje garuzhde gjelle pas kokes. Me tej e ka copetuar me sepate, duke e futur ne dy thase. Prokurori i ceshtjes konfirmoi se Liljana Mulliri ka pasur marredhenie gjate vitit 2000 me xhaxhane e viktimes dhe pasi i ka nderprere ato, ne shenje hakmarrje ka ardhur krimi makaber. Me 1 shtator, tre dite para ngjarjes, Gentjan Xhihani emigron ne Greqi dhe kthehet 4 dite pas ngjarjes, ku ka komunikuar ne telefon me Liljanen dhe ajo i ka thene se nipin e kishte peng. Sipas hetimeve te kryera, skeleti i femijes eshte mbajtur ne frigorifer nga gruaja, derisa pak jave para se te gjendeshin u hodhen ne pusin e Aishe Begollit, e cila i gjeti teksa po merrte uje per delet e saj. Gjate kesaj kohe, xhaxhai i djalit sipas prokurorise, megjithese u bene kerkime te panderprera dhe hetime, nuk ka rrefyer.
Avokati i Liljana Xhihanit gjate procesit gjyqesor pretendoi se klientja e tij ishte me raport mjekesor dhe e tronditur nga ana psikike, pasi trembej nese lidhja intime do te zbulohej. Ne perfundim trupi gjykues ka dhene 25 vjet burg per Mullirin dhe 2 vjet per xhaxhane e vogelushit.