E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e trefishte, hetimet ne udhekryq

Durres- Vrasja e trefishte ne qytetin e Durresit nuk ka asnje person te ndaluar si autor, apo piste zyrtare te policise vendore. Tre dite pas krimit te bujshem ne lagjen nr. 9, ne lokalin me pronar nje prej viktimave, policia eshte mjaftuar me shoqerimin e dhjetera te dyshuarve, si deshmitare apo qe kane dijeni. Burime zyrtare bene me dije se po hetojne ne akuzat e "vrasjes ne rrethana cilesuese", duke marre parasysh precedentet e meparshem penale te 43-vjecarit biznesmen, Luan Curri dhe "armembajtjen pa leje". Autori ka qene i maskuar dhe me automatik "Kallashnikov" ka kryer krimin, i ndihmuar nga nje person tjeter qe drejtonte motorin. Gjate atentatit mbeten te vdekur ne vend edhe nipi i Luan Currit, 23-vjecari Andi Curri dhe inxhinieri i ndertimit Edmond Shemsi, 49 vjec. Viktimat, se bashku me 6 kliente te tjere, rreth ores 22:50 te se merkures, po shihnin ndeshjen Mancester United-Mancester City ne lokal, kur nje person eshte futur brenda duke zbrazur karikatorin. Policia gjeti ne vendngjarje 19 gezhoja dhe nje cante sportive e braktisur nga autori, ku ishte fshehur arma. Grupi hetimor dyshon se shenjestra e atentatit ka qene Luan Curri, i denuar me pare per perdhunimi te nje te miture dhe tentative perdhunimi te nje vajze tjeter, por i liruar nga gjykata ne rrethana ende te paqarta. Po keshtu Curri dyshohej si i perfshire edhe ne disa ngjarje te tjera qe po hetohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›