Vrasja e gjyqtarit Konomi, prokuroria hetim policisë në Vlorë
VLORË- Në prokurorinë e Vlorës është hapur një tjetër hetim në lidhje me ekzekutimin mafioz të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, përvec atij për të zbardhur krimin e rëndë, shruan sot e përditshmja "Gazeta Shqiptare".
Sipas "Gazetës Shqiptare", hetimi ka të bëjë me mosveprimin e forcave të policisë për t’i dhënë ndihmë njeriut të drejtësisë.
Nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, si dhe referuar pamjeve filmike që ndodhen në duart e hetuesve, rezulton se punonjësit e policisë dallohen mjaft qartë duke biseduar në telefon´apo duke u munduar të bllokojnë trafikun, por asnjëri prej tyre nuk shpejton t’i japë ndihmë gjykatësit të plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak minuta më vonë.
Përpos kësaj, edhe transportimi i gjykatësit drejt spitalit i vendosur në bagazhin e një makine policie, për njerëzit e drejtësisë ishte njëe fyerje mjaft e madhe.
Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Arvizu: Të zbardhet shpejt vrasja e gjyqtarit Konomi