E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Topi: Atentat ndaj sistemit të drejtësisë

Presidenti Topi ka dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi sot në Vlorë.

Në një deklaratë për shtyp presidenti Topi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit si sulm mafioz dhe brutal dhe një atentat që i bëhet sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
"

Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit” ka shtuar Topi.
 

Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes Konomi, kreu i shtetit ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›