E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takon presidentin Topi

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e shtetit Bamir Topi.
 

Takimi është duke u zhvilluar në presidencë ndërsa në fokus të bisedës pritet të jetë situata politike në vend dhe sesioni i ri parlamentar.
 

Nuk jepen detaje për çështjet që do të diskutohen mes kreut të shtetit dhe ambasadorit Arvizu por pritet që më pas presidenca të zbardhë edhe çështjet që janë diskutuar në takim.
 

Ndërkohë disa ditë më parë amabsadori Arvizu u takua me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama ku u njoh nga afër me qëndrimin politik të opozitës gjatë këtij sesioni parlamentar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›