Vrasja e gjyqtarit reagojne autoritetet. Prokurore te Krimeve te Renda drejt Vlores

Këto janë pamjet tronditëse vetëm pak minuta pas shpërthimit të automjetit të gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve. Një ngjarje e rëndë e cila shokoi sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa atentati mafioz ka bërë që një pjesë e mirë e seancave gjyqësore në vend të shtyhen. Presidenti i Republikës, Bamir Topi dënoi aktin kriminal duke e cilësuar atë si një kërcënim për shoqërine dhe institucionet e shtëtit, ndërsa kryeministri Berisha kërkoi nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para drejtësisë autorëve të këtij akti mizor.
Kryetarja e parlamentit nëpërmjet një njoftimi tha se është e shokuar në të njëjtën kohë e revoltuar nga vrasja e gjyqtarit, ndërsa e cilësoi atentatin si një sulm kundër shtetit. Ndërsa shoqata e prokuroreve kërkoi nga kolegët e tyre të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi të pashembullt.
Reagim i ashpër erdhi dhe nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu i cili kërkoi reflektim të shtetit.
“Një shtet ligjor që nuk mund të garantojë jetën e gjyqtarëve nuk mundet të japë garanci për jetën e qytetarëve të thjeshtë dhe nuk mundet të garantojë vënien e drejtësisë nga ata të cilët kërcënohen me jetë dhe humbasin jetën rrugëve të Shqipërisë”-tha Spahiu.
Gjykata e Tiranës ka mbyllur dyert ndërsa nëpërmjet një deklarate të posaçme për mediat, unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë, por edhe trupa gjyqësore e Gjykatës së lartë dënuan aktin monstruoz e me pasoja të rënda për Shqipërinë
“UGJSH dënon fuqimisht këtë akt terrorist, që i mori jetën gjyqtarit Konomi dhe i bën thirrje organeve të zbatimit të ligjit që në mënyrë urgjente, të tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e tyre më të thellë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tepër të rëndë, për të vënë përpara drejtësisë autorët e këtij krimi monstruoz e me pasoja tepër të rënda për të gjithë jetën social-ekonomike në vend, sigurine dhe mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi”-thuhet në deklaratë.
Menjëherë nga kryeqyteti u nis një grup i posaçëm nga prokuroria e krimeve të rënda, ndërsa mendohet se atentati ndaj gjyqtarit Konomi është kryer nga largësia me anë të telekomandës.
Jul Kasapi/Denada Shkodrani
Azhornuar së fundi ( e premte , 09 shtator 2011 )