E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet ne alarm. Topi therret Ina Ramen e Bahri Shaqiri

Kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri, kryeprokurorja Ina Rama dhe drejtori I policisë së shtetit Hysni Burgaj i janë drejtuar së bashku rreth orës 14:00 zyrës së Presidentit. Vrasja e gjykatësit në Vlorë,  ka bërë që kreu i shtetit t’i mbledhë për rreth 20 minuta drejtuesit e këtyre intituconeve. Ne nje njoftim te posacem pas ketij takimi, presidenca ben te ditur se kreu i shtetit pasi eshte informuar me detaje nga te dhenat e deritanishme mbi vrasjen, ka kerkuar angazhimin maksimal për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.

Presidenti Topi ka thene se duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe autorët e aktit makabër. Kreu i Shtetit inkurajoi të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Nderkohe pak minuta para 3 zyrtarëve  nga zyra e presidentit u largua Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan ka qendruar në selinë presidenciale për rreth 1 orë dhe ka diskutuar me Topin për situatën politike në vend. Dy personalitet kanë vënë theksin tek domosdoshmëria e bashkëpunimit politik dhe se reforma zgjedhore është një ndër hapat më imediate, që kërkon angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të palëve. Kjo sipas tyre pritet të garantojë një kornizë ligjore në shërbim të përmirësimit të standardit të proceseve të ardhshme elektorale në vend.

Azhornuar së fundi ( e premte , 09 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›