E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e kengetares familja merr avokat kunder autorit

/ /

Ky fakt behet i ditur nga Ali Hidersha babai i kengetares e cila gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak pasi u godit me makine mengjesin e te dieles ne periferi te Tiranes nga 47-vjecari kosovar. Babai i kengetares ka pohuar dje se se shpejti familja e tij do te marre nje avokat qe do jete pale me Prokurorine gjate gjyqit qe do i behet biznesmenit kosovar Aziz Kelmedi i cili aktualisht ndodhet ne paraburgim me akuzen e vrasjes me dashje. Gazeta mesoi se kjo procedure parashikohet ne nenin 58 te Kodit te Procedures Penale per te drejtat e personit te demtuar nga vepra penale. Ne piken 1 te ketij neni thuhet se personi i demtuar nga veprat penale ose trashegimtaret e tij kane te drejte te kerkojne procedimin e fajtorit dhe shperblimin e demit. Madje i demtuari ka te drejte te parashtroje kerkesa ne organin procedues dhe te kerkoje marrjen e provave. Dy dite me pare Gjykata e Tiranes caktoi masen e sigurise arrest me burg pa afat per biznesmenin nga Kosova Aziz Kelmendi. Ai u arrestua mengjesin e dites se diel me 27 shkurt me akuzen e plagosjes se rende me dashje por me pas akuza ndaj tij ndryshoi ne vrasje per shkak se kengetarja gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. 
Ne shtepine e Emmy-t
Shtepia 3-kateshe e familjes se kengetares 22-vjecare ndodhet afer Liqenit Artificial ne Tirane. Ajo banese asnjehere nuk kishte pare kaq shume vizitore sa kater ditet e fundit. Te aferm e miq nuk kane lene vetem ne asnje moment nenen babain motren dhe dy vellezerit e kengetares Elsina Hidersha. Prej kater ditesh aty mungon vajza qe i jepte gjalleri shtepise. Porta kryesore vazhdon te qendroje e hapur per te gjithe ata qe shkojne e ngushellojne familjaret. Te marten ne mesdite Emmy u percoll ne banesen e fundit e veshur me fustan nuseje gjate ceremonise qe nisi nga shtepia e saj e perfundoi ne varrezat e Tufines ne Tirane. Si per ironi te fatit shtepia e familjes Hidersha  ndahet nga varrezat e zones vetem nga nje rruge makine e paasfaltuar. Babai i 22-vjecares nuk pranoi qe vajza e tij te varrosej aty.
Ngjarja
Kengetarja e njohur me emrin Emmy ndodhej bashke me nje kolege te saj tek Venue ne periferi te Tiranes kur te shtunen pas mesnate ka pare te ishte i pranishem ne lokal edhe biznesmeni Aziz Kelmendi. Sipas deshmive dhe informacioneve te marra nga policia sipermarresi kosovar ka qene ne pranine e nje vajze duke qendruar ne lokal. Gjate kesaj kohe ai ka shkembyer disa mesazhe telefonike me 22-vjecaren Elsina Hidersha me te cilen pretendoi se ka pasur nje histori 2-vjecare e cila ishte ne fundin e saj. Per shkak se komunikimi gjate kesaj kohe ka qene me mesazhe eshte e paqarte cfare ka ndodhur mes protagonisteve te ngjarjes. Rreth ores 0130 pas mesnate biznesmeni dhe vajza qe e shoqeronte jane nisur te dalin jashte lokalit per tek automjeti i tij. Ne kete kohe Emmy eshte ndare nga shoqja e saj dhe ka ndjekur nga pas biznesmenin duke arritur te komunikoje me te para se ai te largohej. Ajo eshte afruar tek makina ne anen e deres se pasagjerit dhe ka shkembyer disa fjale me Aziz Kelmendin qe kishte ulur xhamin ndersa ishte ne timon. Pasi ka ngritur xhamin duke i zene duart 22-vjecares ai ka ecur me makine duke terhequr e zvarre ate per 80-100 metra. Me pas ka frenuar dhe ne kete kohe kengetarja ka marre goditjen vendimtare ne koke e cila i shkaktoi edhe vdekjen.

Prokuroria kerkon tabulatet e biznesmenit e kengetares

TIRANE - Prokuroria e Tiranes e cila tri dite me pare ka marre materialin referues te vepres penale nga policia pas caktimit te mases se sigurise ne gjykate ndaj Aziz Kelmendit do te vazhdoje me hetimet e thelluara ne lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve nga organi i akuzes grupi i hetimit eshte ende ne pritje te aktit te autopsise mbi shkakun e vdekjes se kengetares. Po keshtu Prokuroria ka kerkuar tabulatet telefonike te 22-vjecares Elsina Hidersha si dhe ato te biznesmenit nga Mitrovica e Kosoves. Ky veprim eshte bere per te zbardhur komunikimin qe autori dhe viktima e ngjarjes kane pasur naten kur ndodhi perplasja si dhe disa dite me pare pas pretendimeve se vajza ishte kercenuar nga 47-vjecari. Nga ana tjeter Prokuroria ka evidentuar te gjithe personat qe do te rimerren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Deshmitare okulare jane roja i parkimit dhe dy vajza. E para eshte shoqja e kengetares Emmy e cila ndodhej me te ne lokal naten kur ndodhi ngjarja dhe deshmitarja tjeter okulare eshte partnerja e biznesmenit nga Kosova. Kjo e fundit ka qene ne automjet ne momentin ne castin e ngjarjes. Ajo kishte hipur ne sedijen e pare te pasagjerit ne momentin kur nga ana tjeter eshte afruar Elsina Hidersha e cila eshte mbajtur tek makina e me pas eshte terhequr zvarre pasi Kelmendi ka vene ne levizje automjetin. Deshmitare te ngjarjes jane edhe te afermit dhe familjaret e kengetares konkretisht babai i saj shtetasi Ali Hidersha. Dy dite pas ngjarjes se ndodhur me vajzen e tij pasi ajo gjeti vdekjen ne spital pa mundur te dale nga koma per 48 ore babai i kengetares eshte shprehur se gjithcka ka qene vrasje e qellimshme.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›