Ruli mimet e grurit e ushqimeve do rriten per shkak te krizes boterore
mimet e dritherave do vazhdojne te rriten ne tregun vendas. Qytetaret ne muajt ne vijim do te blejne me shtrenjte buken qe mbetet produkti baze ne tryezat e tyre. Ministri i Bujqesise Genc Ruli pranoi tendencen e rritjes se cmimeve. Sipas tij dy shkaqet kryesore mbeten politikat e gabuara ne tregun boteror por edhe rritja e cmimit te energjise. Ajo qe nxit me shume kete rritje ka qene sinkronizimi i ciklit te rritjes se produkteve ushqimore bashke me ate te energjise. Per perimet e thata ne kemi nje rritje nga qe shkon nga 5 ne 20. Por ato qe kane ndikuar tek produktet ushqimore kane qene dritherat deklaroi dje ministri Ruli. Ministri i Bujqesise tha se do te merren te gjitha masat qe tregtaret shqiptare te mos spekulojne me cmimet dhe tendencat boterore. Deri tani nuk eshte vene re asnje nisme nga qeveria e cila mese njehere keto kohet e fundit eshte shprehur se nuk nderhyn ne treg per te vendosur cmimet tha Ruli. Ai theksoi se per aq kohe sa Shqiperia importon 80 te lendes se pare te dritherave rritja te cmimit te grurit miellit dhe orizit do te jete e pashmangshme. Prodhimi vendas i dritherave nuk mbulon shume pasi ne i importojme nga jashte pra cmimin e marrim nga importi. Nuk besoj se do kemi nje renie te shpejte te cmimit te dritherave ne tregun boteror theksoi Ruli. Vala e rritjes se cmimeve ne tregjet nderkombetare po kercenon tashme edhe buxhetet e familjeve shqiptare. Krahasuar me vitin e kaluar cmimi i grurit ne bursa eshte dyfishuar. Vetem gjate muajit qe kaloi nje ton grure eshte shtrenjtuar me 40 dollare. Por shqetesimet me te medha kane te bejne me te ardhmen. Qe prej vitit te kaluar Rusia ka bllokuar eksportet e grurit nje vendim i cili ka shkaktuar nje rritje te forte te cmimit ne tregje.