Moore: Zgjdhjet të mbahen në ditën e caktuar, KQZ-ja ti sigurojë ato
Uashington- Jonathan Moore, zyrtari për Çështjet e Evropës Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke ju referuar qëndrimit të shprehur nga opozita se nuk do të dërgojë emra për zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga KQZ-ja, ka theksuar se nëse ky institucion nuk funksionon, atëherë nuk do të zhvillohen zgjedhjet.
Teksa në fjalën e tij Moore e ka shprehur qartë se është shumë e rëndësishme që Shqipëria ti mbajë zgjedhjet në datën e caktuar: I bëj apel partive politike që zgjedhjet të zhvillohen në datën e caktuar, tha ai duke theksuar se ato duhet të jenë me standarte evropiane.
Procesi duhet të jetë i lirë dhe i ndershëm, KQZ të sigurojë zgjedhjet. Ne do të vëzhgojmë, nuk duhet të tolerohet dhuna, tha ai.
Këto deklarata zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore i cili vetëm pak ditë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri, i ka bërë gjatë konfereëncës me temë Zgjedhjet parlamentare të qershorit, një test për demokracinë në Shqipëri që po mbahet në Uashington.
I pranishëm në këtë konferencë, Dritan Taulla i Shoqatës KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi se problem i këtyre zgjedhjeve mbetet fushata elektorale.
Kjo fushatë ka filluar shumë herët,- tha aho teksa shtoi se Partitë ndikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërsa Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Kombëtar për Cështje Ndërkombëtare, është shprehur se zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri kanë qënë problematike, për shkak të kontestimit.
Nuk ka zgjedhje perfekte, por duhen bërë zgjedhjet e duhura. Shpresoj që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve, shtoi Benjamin.
Do të monitorojmë zgjedhjet e 23 qershorit. Dita më e rëndësishme është ajo e pas zgjedhjeve, tha më tej ai.