E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e kryekomunarit Basha Ngjarja ska motive politike

Policia e Kukesit ka arritur te identifikoje autorin e mundshem. Krimi dyshohet per konflikte personale. Muhamet Rrumbullaku do te drejtoje hetimin

Ndersa Policia e Kukesit duket se i eshte afruar personit qe vrau kryekomunarin e Kukesit ministri i Brendshem Lulzim Basha tha se ngjarja nuk ka motive politike. Kjo deklarate u be ne te njejten kohe qe drejtues te larte te Partise Socialiste e trajtuan vrasjen e kryetarit te komunes si nje vrasje per ceshtje politike. Ai shtoi se ngjarja do te zbardhet shume shpejt. Vetem pak kohe me pare se Basha te shprehej keshtu drejtori i Policise se Kukesit kishte shprehur garanci per kapjen e autorit te krimit. Keshtu dje forcat e rendit te qarkut ku ndodhi ngjarja arriten me shpejtesi te identifikonin vrasesin e kryekomunarit ndersa shpjeguan se ngjarja kishte motive te dobeta.

Drejtori i Policise se Kukesit Sadri Ramcaj tha per gazeten se policia kriminale ka realizuar identifikimin e autorit te mundshem te krimit ndaj Remzi Veselit. Ramcaj tha se policia shume shpejt do ta arrestoje ate por ende nuk mund te flitet per emrin e tij per shkak te hetimeve. Keto te fundit jane shtrire ne disa pista ndersa prioritet i eshte dhene edhe jetes private te Veselit.

Dyshohet se vrasesi dhe viktima kane pasur nje konflikt te tyrin per ceshtje private dhe sipas kreut te policise vendase eshte akoma heret te flitet me emra konkrete dhe te paraqitet nje motiv i qarte. Nderkohe grupi e eksperteve shkoi ne vendin e ngjarjes qe naten e kaluar dhe ne krye te hetimit eshte vendosur eksperti i policise kriminale Muhamet Rrumbullaku.

Kryetari i komunes Terthore Kukes u qellua mbreme vone rreth ores 2200 me dy plumba ne koke. Remzi Veseli 40 vjec i pamartuar ndodhej afer baneses se tij ne kohen kur u godit. Ai vdiq ne spitalin e qytetit vetem pak minuta pasi mori plumbat. Policia njoftoi se autori i ngjarjes sapo ka kryer ekzekutimin eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. 40-vjecari Veseli ushtronte mandatin e dyte ne krye te komunes se Terthores komune kjo e socialisteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›