E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e mjekut, autori Lorja dëshmon në polici

Autori i vrasjes së mjekut, Ali Lorja ka dhënë një dhëshmi rreth 1 orë për forcat e policisë. Sipas të dhënave të RTV "Ora News", Lorja ka deklaruar në polici se bashkëshortja e tij në momentet e fundit të jetës përmendi emrin e mjekut. Ai tha se dyshonte për një lidhje mes bashkëshortes, dhe mjekut Fatmir Thaçi. Bashkëshortja e tij, ishte infermiere në spitalin e Durrësit ku punonte radiologu Thaçi. Ajo është vetëhelmuar para disa kohësh. Ndërkohë që Ali Lorja i ka thënë policisë se dy javë më parë i ka vdekur edhe i ati.
Ali Lorja, vrau në orët e para të mëngjesit mjekut Fatmir Thaçi. Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende me dije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›