Helmimi misterioz, 60 nxënëse shtrohen në spital
Në Qendrën Emergjente në Prishtinë, dje pasdite janë dërguar rreth 60 nxënës të një shkolle në Fushë-Kosovë, me simptoma të helmimit. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë ndihmuar në transportimin me urgjencë të nxënësve nga shkolla e mesme "Hivzi Sulejmani". Të gjithë nxënësit ishin të moshës 14-16 vjeç, dhe të gjitha femra. Një natë më herët, 18 nxënës të kësaj shkolle, janë shtruar në klinikën infektive, me simptoma të njëjta, të helmimit nga ajri. Nxënësit kanë deklaruar se kanë ndier në klasa një aromë të pakëndshme, pak çaste para se t‘u shfaqen problemet me frymëmarrje dhe shtrëngimet në bark.
Erza Zogiani, 16 vjeç, nxënëse e gjimnazit, tregoi për "Express" se pak çaste pasi kanë ndier një erë të rëndë, ka parë shoqen e saj afër të binte përdhe. Për vete, thotë se ndien pak djegie në fyt. "Në shkollë nuk kemi pirë ujë, as kemi ngrënë ushqim... Mbrëmë ka pasur helmime tek Ekonomiku, sot edhe në gjimnaz", shton ajo.
Mjekët kanë deklaruar se ende nuk është vërtetuar shkaku, por dyshohet se helmimi është shkaktuar përmes rrugëve të frymëmarrjes. Drejtori Ekzekutiv i QKU-së, Jusuf Ulaj, konfirmoi se më shumë se 50 nxënës janë sjellë vetëm dje në Qendrën Infektive. "Ata kanë të njëjtat simptoma, kanë probleme me frymëmarrje, shtrëngime në bark".
Të helmuarve u është marrë gjaku për analiza. Kurse Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se inspektorët e saj kanë shkuar në shkollë dhe po marrin mostrat. Ulaj thotë se gjendja e tyre nuk është e rëndë. "Nuk ka nevojë për panik", ka thënë ai para gazetarëve.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, pasi ka vizituar të shtruarit në spital, tha se nuk ka vend për panik. Ai bëri të ditur se tashmë është formuar një grup mjekësh, i cili pritet që të dalë me një konstatim se për ç‘helmim bëhet fjalë.
Analizat toksikologjike, sipas Gashit, do të dërgohen edhe jashtë vendit, për të vërtetuar llojin e helmimit. Ndërkohë, ai ka urdhëruar inspektoratin sanitar të ushtrojë një kontroll në shkollën "Hivzi Sylejmani" dhe në shkollat e tjera të Fushë-Kosovës.
Prindër, të cilët ishin mbledhur në korridoret e klinikës, shprehnin shqetësimin se mos këto raste janë të ngjashme me helmimet misterioze të vitit 1989, gjatë masave të dhunshme serbe. Këtë dyshim e shton edhe më shumë fakti se në këtë shkollë mësojnë edhe serbë dhe nxënës të etniteteve të tjera. Por zyrtarisht, askush nuk flet për këto dyshime, megjithëse simptomat janë të ngjashme me ato të disa viteve më parë.