Sejdiu dekreton Albert Prenkajn
Albert Prenkaj është dekretuar dje nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, me seli në Romë. "Dekretimi është bërë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Dekretin Presidencial të datës 18 qershor 2008 për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Italisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të ambasadorit", thuhej në njoftimin zyrtar të Presidencës. Prenkaj ka qenë në Romë si një ndër të ngarkuarit e parë me punë në 10 ambasadat e para të Republikës së Kosovës, dekretuar nga Presidenti Sejdiu më 2 shtator të vitit të kaluar.